Kërpudhat janë një nga ushqimet më të shëndetshme për shkak të sasisë së konsiderueshme të fibrave, proteinave, aminoacideve, vitaminave (përfshirë B1, B2, B12, C, D dhe E) dhe mineraleve. Nëse deri më tani kërpudhat i keni skuqur, keni humbur shumë vlera të tyre pasi shkencëtarët kanë zbuluar se mënyra më e mirë për të gatuar kërpudhat nuk është skuqja.
Sipas studiuesve nga Mushroom Technological Research Center of La Rioja në Spanjë, vlerat e kërpudhave, antioksiduesit dhe përmbajtja ushqyese mund të ndryshojë negativisht nga procesi i gatimit.
Sipas studimit, i cili u botua në Gazetën Ndërkombëtare të Shkencave të Ushqimit, mënyra më e mirë për të përfitura nga kërpudhat është t’i zieni e t’i përgatisni si salcë ose në mikrovalë. Hulumtuesit arritën në përfundimin se mënyra e tiganisjes nuk është mënyra e duhur e gatimit pasi kërpudhat humbasin vlerat ushqyese.