Nëse akumuloni yndyrë vetëm rreth zonës së vitheve dhe kofshëve, ja ushqimet që duhet të keni parasysh për të rënë në peshë:
Hirrë: Ka veti probiotike dhe ndihmon në rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrë. Bakteret e mira në zorrë ndihmojnë në tretjen e shpejtë të ushqimit dhe ndihmojnë trupin në absorbimin e vitaminave dhe lëndëve të tjera ushqyese në mënyrë efikase. Hirra ju pastron trupin dhe rrit metabolizmin gjithashtu.
Çaji jeshil: Është i pasur me antikosidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të bini në peshë. Çaji jeshil ju ndihmon në luftën kundër celulitit gjithashtu.
Lëng rrushi: Është i pasur me antioksidantë të cilët mund të konvertojnë qëlizat yndyrore në muskul. Ai rregullon nivelet e insulinës dhe përshpejton metabolizmin. Duhet të pini lëng rrushi të freskët pa ëmbëlsues.
Qumështi: Pini një gotë qumësht të ngrohtë çdo mëngjes apo darkë. Proteinat e qumështit ndihmojnë në rritjen e masës muskulare. Zgjidhni qumësht të skremuar me pak yndyrë.