Në unazën e martesës së mbretëreshës Elizabeth ka një mesazh që Philip ka gdhendur për të

Lifestyle

Në shtëpinë Windsor është e stampuar kudo heshtja: Sekretet e Kurorës mbeten në Kurorë! Veçanërisht kur bëhet fjalë për kuriozitete të natyrshme si ato të anuzaës së martesës që Mbretëresha Elizabeth mori në atë kohë nga duka i Edimburgut. Ishte 20 nëntor i viti 1947 kur  princesha e atëhershme Elizabeth—për më të dashurit, vetëm Lillibet—u martua me Princin Philip në Abacinë e Wesminsterit në Londër. Dhe kishte shumë detaje të asaj dite, por një prej më të rëndësishmeve që tabloidët anglosanksonë tregojnë, është mesazhi i fshehtë që Princi Philip gdhendi për të.

Nëse ne njerëzit e zakonshëm, në unazën e martesës gdhendim datën e dasmës, me siguri Madhëria e saj duhet të jetë një hap më lart. Sipas një lajmi të familjes mbretërore nga Town&Country, në unazën e mbretëreshës, është gdhendur një sekret që vetëm tre njerëz e dinë: argjendari, Mbertëresha dhe burri i saj. Sipas biografes së familjes mbretërore Ingrid Seëard, Madhëria e Saj nuk e heq kurrë unazën nga gishti, por edhe po ta hiqte askush nuk do të kishte shans t’i afrohej aq shumë sa të zbulonte sekretin e saj.