Rënia e popullaritetit të Princit Harry dhe Meghan Markle me sa duket është theksuar nga një promovim i turpshëm në një supermarket në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas The Sun, një seri e veçantë e biskotash “Walkers” të mbështjella me pamjen e Harry dhe Meghan po shiten shumë lirë në dyqanin e njohur TK Maxx.
Këto kuti biskotash në të cilat herë pas herë shfaqen dhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore, zakonisht shiten për 16 £ (rreth 30 dollarë) në dyqanet luksoze Harrods dhe Selfridges, por tani janë shitur për 7 dollarë.
Për më tepër, duket se koha po mbaron për këdo që dëshiron t’i blejë këto biskota me pamjen e Meghan dhe Harry, sepse skadojnë në shkurt.
Një tjetër lajm i cili konfirmon rënien e suksesit të Megan dhe Harry është se libri i tyre që pretendonte t’i tregonte të gjitha, u ul në çmim para se të dilte në të gjitha dyqanet, nga 20 paund (rreth 36 dollarë) në 13.60.