Në dilemë se çfarë të gatuani në darkë? Shikoni sa lehtë mund ta realizoni këtë recetë…

Lifestyle

Galeta me patate
Koha e përgatitjes – 20 minuta; Përbërësit për 4 persona:
6 patate të mëdha
2 qepë të njoma
2-3 lugë miell
1 vezë
vaj kikiriku për t’i skuqur ose atë që keni ju
Përgatitja:
1.Patatet e qëruara i grijmë me rende me vrima të mëdha, qepët i grijmë shumë imët me thikë. Patatet, bashkë me qepët e grira, i shtrydhim mirë me dorë për t’u kulluar lëngun dhe i hedhim në një tas ku shtojmë vezën, miellin, kripë e piper dhe i përziejmë mirë.
2.Marrim pak nga brumi dhe me dorë u japim formë të sheshtë, gati 1 cm të trashë.
3.I skuqim në tigan me vaj të nxehtë për pak minuta në të dyja anët. I shoqërojmë me sallatë jeshile ose si kontorno për pjata me mish.