Stresi, lodhja, dieta e varfër ushqimore, ndryshimi i temperaturës, pirja e duhanit, alkoolit e shumë faktorë të tjerë të brendshëm e të jashtëm ndikojnë në cilësinë e lëkurës sonë! Të paturit një lëkurë plot jetë që shkëlqen është shumë më shumë se sa përdorimi i një kremi të shtrenjë antirrudhë apo një fondatine mbuluese. Lëkura duhet të “ushqehehet” në nivel qelizor, duhet që gjaku i pasur me oksigjen të ndezë në mënyrë natyrale mollëzat dhe vitaminat thelbësore të bukurisë të mos i mungojnë organizmit. Nëse dëshironi të përmirësoni pamjen e lëkurës suaj, duhet të provoni këtë pije detoksikuese të shëndetshme që përmban të gjitha lëndët ushqyese, për të cilat ka nevojë lëkura.
Përbërësit:
3 karota
1 mollë
1 kastravec
1 spec
1 kupë ujë
Gjysmë limoni
Ajo që duhet të bëni është të përzieni të gjithë përbërësit në një shtrydhëse dhe pijen ta konsumoni të freskët. HealthDigest
Rekomandohet që këtë smoothie ta përgatisni për tre ditë rradhazi dhe do të shihni si do të ndryshojë kompleksi i lëkurës.