Të gjithë mendojmë se lodhja shfaqet si pasojë e stresit, aktiviteteve fizike etj., mirëpo ka shumë faktorë që e shkaktojnë lodhjen e pa arsyeshme.
Ndër këta faktorë mund të jetë mungesa e gjumit, ushqimi i dobët, stili i shfrenuar i jetës etj., transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, për ta zgjedhur këtë problem duhet të hani ushqime më të shëndetshme, të bëni gjumë më të mirë dhe të keni më shumë kujdes me konsumimin e alkoolit.
Këto janë ushqimet që duhet t’i konsumoni për ta hequr qafe lodhjen:
* Zarzavatet e detit
* Proteinat, pasi që absorbojnë glukozën dhe balancojnë nivelet e sheqerit në gjak
* Probiotiokët, pasi që ndihmojnë në balancimin e baktereve në lukth që e shkaktojnë lodhjen apo dhimbjen në nyej
* Ushqimet me Omega-3
* Ujë, për shkak se dehidratimi vetëm sa e rrit lodhjen dhe rekomandohet të pini një gotë ujë çdo dy orë.
Përveç këtyre gjërave që duhet t’i konsumoni, ju gjithashtu duhet t’i shmangni disa ushqime, si psh:
* Alkoolin
* Kafeinën
* Glutenin etj.