Nakefit, papuçet e padukshme që po nxjerrin jashtë loje shapkat me gisht në plazh

Lifestyle

2659

Harrojini shapkat me gisht dhe sandalet plastike, makthi i fëmijërisë për të gjithë fëmijët e lindur të viteve ’80-‘90, teksa shëtisni brigjeve me guriçka të Jonit ose tek bëni xhiron e mëngjesit në plazhet ranore të Durrësit, Lezhës e Velipojës.  Tashmë në tregun evropian mund të gjeni ‘’papuçet’ e padukshme që çuditërisht mbulojnë vetëm një pjesë të këmbës. Një kompani italiane ka krijuar Nakefit, disa ngjitëse të posaçme që mbathen në pjesën e shputës dhe që mund t’i rezistojnë ujit, rërës dhe ecejakeve në plazhe shkëmbore. Për të gjithë ju që nuk majftoheni vetëm me shtrirjen dhe rrezitjen në shezlong, Nakefit është zgjidhja e duhur. Jo vetëm që janë praktike dhe të krijojnë idenë sikur nuk ke gjë veshur, por Nakefit vijnë në ngjyra të ndryshme dhe mund t’i kombinoni fare lehtë me kostumin e banjos.