Muffins me çokollatë – recetë e marrë nga filmi “Breakfast at Tiffany’s”

Lifestyle

Përbërësit për 16 muffins: 250 g miell Tipi 00, 150 g sheqer, 1 majë luge kripë, 2 lugë të vogla sodë për ëmbëlsira, 1 vezë, 200 ml qumësht, 110 g gjalpë i tretur i vakët, 100 g çokollatë e zezë, e grirë në thërrime të mëdha, lëkura e grirë e një portokalli organik.

Përgatitja: Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e lëngshëm dhe në një tas tjetër përbërësit e thatë. I përziejmë me shpejtësi të dy masat me lugë druri, pa u kujdesur për kokrrat e brumit. Mbushim format për muffins, të cilat i kemi lyer më parë me gjalpë e miell. I pjekim për rreth 20 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.