Modeli i jakës që ju shkon përshtat formës së trupit; Ja si të dukeni më mirë me një përpjekje minimale

Lifestyle

Ashtu si prerja e duhur e flokëve mund të nxjerrë në pah në mënyrë të përsosur formën e fytyrës tuaj, një model jake, që zbulon bukur dekoltenë tuaj, mund t’ju bëjë të dukeni më mirë me një përpjekje minimale.

1. Vajzat me gjoks të madh, jakë shall

Shumica e vajzave me gjoks të madh, pohojnë se nuk ndihen mirë të veshura me një bluzë të hapur me jakën V, ndaj për to sugjerojmë një bluzë me jakë shall. Palat e derdhura para do mbulojnë hijshëm gjoksin, pa qenë nevoja të vishni gjithmonë bluza të mbyllura.

2. Vajzat trupvogël- Jaka V

Qëllimi këtu është të zgjasni sa më shumë gjysmën tuaj të sipërme dhe mënyra më e mirë për ta bërë atë është me një jakë që tërheq syrin përgjatë boshtit tuaj vertikal. Në thelb, ju doni të krijoni iluzionin e një qafe më të gjatë dhe asgjë më mirë se sa një jakë V elegante mund ta bëjë këtë gjë.

3. Vajzat me qafë të gjatë- jakë e drejtë

Këto vajza duan të bëjnë pikërisht të kundërtën e asaj që duan vajzat e shkurtra. Nëse jeni shtatlartë, ju nuk doni të krijoni akoma më shumë idenë e një qafe të gjatë që s’ka mbarim. Për ju ekspertët rekomandojnë jakat e mbyllura, ato katrore që më shumë sesa dekoltenë zbulojnë shpatullat tuaja.

4. Vajzat shpatullgjerë

Jaka golf dhe jaka V krijojnë iluzionin e shpatullave më të ngushta, ndaj për të gjitha vajzat që kanë shpinë të formuar, me muskuj, e shpatulla të zgjeruar, rekomandojmë këtë model bluze. Nuk do të ishin të përshtatshme për ju jakat e mbyllura ose katrore, si modeli i mësipërm.