Modele për Gucci dhe kampione e garave olimpike; 2 vajzat me Sindromën Down që realizuan ëndrrat e tyre

Lifestyle

Të gjithë duam të arrijmë qëllimet tona sado që ato duken shumë të largëta apo ndonjëherë dhe të paarritshme. Shembulli më frymëzues i plotësimit të dëshirave apo ëndrrave janë këto dy vajza:

Chelsea Werner: një gjimnaste kampione dhe modele me sindromën down. Ajo ka fituar Kampionatet Kombëtare të Olimpiadave Speciale në SHBA katër herë dhe është  dy herë  Kampione e Botës. Ju mund ta gjeni atë duke u stërvitur por gjithashtu duke modeluar. “Unë jam pjesë e botës së lojrave olimpike prej 10 vitesh tashmë” tha Wenrer në një intervistë me Forbes.

Ellie Goldstein: është një modele britanike me sindromën Daën. Goldstein lindi në Ilford dhe ajo përfaqësohet nga Zebedee Management dhe ka modeluar që kur ishte 15 vjeç. Ajo është duke studiuar arte skenike dhe ka punuar në fushata për Nike, Vodafone dhe Superdrug dhe GUCCI.