Miranda Kerr: Truku i kombinimit të cilin kjo bukuroshe nuk e shmang tërë ditën

Lifestyle

31D1F65A00000578-0-image-a-43_1457029609115-780x439.jpg

Modelja e njohur Miranda Kerr në mëngjes është nisur për një takim biznesi, ajo  ka veshur një kombinim të thjeshtë të përbërë nga një fund ngjyrë të kaltër model te gjate deri tek gjuri, pulovër të hirtë, xhaketë lëkure dhe çizme te gjata me taka të arta.

Në po këtë kombinim është parë edhe në orët e mbrëmjes duke shkuar ne restorant dhe kështu ka treguar që ky truk kombinimi i veshjeve mund t’i përshtatet të gjitha rasteve.

miranda_1.jpg

 

Frizurën e ka përshtatur gjithashtu me obligimet që ka pasur, andaj flokët në mëngjes i ka lidhur në gërshet të rregullt të përpiktë, ndërkaq në mbrëmje i ka lëshuar lirshëm.

Fundi klasik dhe pulovri janë rroba të përshtatshme të femrave në të gjitha situatat, nga ato afariste deri te takimet joformale, por të kombinuara me xhaketë lëkure dhe këpucë apo çizme të mira bëhen edhe më të efektshme, transmeton Telegrafi.

61200759-miranda-kerr.jpg