Michelle Obama ka një mesazh frymëzues për të rinjtë

Lifestyle

Bota e zhvilluar i motivon të rinjtë, i orienton ata në rrugën e duhur, që të bëhen dikushi në jetë, për veten, familjen dhe shoqërinë, që kombi të ketë më shumë energji pozitive dhe të ardhme më të sigurt.

Michelle Obama, bashkëshortja e ish-presidentit të SHBA-ve, është një frymëzim i madh për ta. Ajo ishte dikur studente vetë dhe veç edukimit të vajzave të saj, shihet si në model dhe frymëzim për shumë të rinj amerikanë. Së shpejti Zonja Obama do të nisë një serial televiziv, ndërkohë që ajo ka bërë publike një foto në Instagram, kur nisi studimet e saj, përmes një mesazhi emocionues.

“Ende mund të kujtoj përzierjen e kënaqësisë, shpresës, ankthit dhe frikës që më shoqëronte kudo ku shkova gjatë vitit tim të parë të kolegjit,” thotë ish-zonja e parë Michelle Obama.

“Nëse unë mund t’i tregoja vajzës në këtë foto një gjë, ankthin që e shoqëron. Dhe kjo është pikërisht ajo që dua të them për të gjithë ju, që sapo filloni universitetin. Mezi pres që të shoh se rezultatet e udhëtimit tuaj dhe gjithçka që mësoni dhe arrini gjatë rrugës së jetës”, tha ajo.

Zonja Obama dhe katër studentë të vitit të parë të kolegjit të “vitit të parë”, do të nisin një serial televiziv për të të motivuar studentët dhe të rinjtë, në SHBA.