Meshkujt shpesh kanë frikë nga angazhimet,

Lifestyle

couple enjoying romantic nature view

Meshkujt shpesh kanë frikë nga angazhimet, ndaj i ikin lidhjeve serioze. Por disa shenja ju tregojnë nëse është momenti i duhur për të hedhur një hap para, në mënyrë që të krijoni një lidhje serioze me partneren tuaj. Mos harroni që ndjenjat janë shumë të rëndësishme dhe nuk duhet t’i anashkaloni. Ja shenjat që tregojnë të vërtetën:

Asnjë nuk e di që keni të dashur

Nuk doni t’i tregoni askujt, sepse akoma mendoni se është diçka kalimtare. Në këtë rast as që bëhet fjalë që lidhja të zgjasë, sepse ju po i privoni vetës dhe partneres suaj mundësinë për t’u njohur me rrethin tuaj familjar dhe shoqëror.

Zhdukeni pa asnjë arsye

Në momente të caktuara thjesht zhdukeni. Nuk u përgjigjeni telefonatave dhe mendoni se është më mirë të jeni vetëm.

Evitoni bisedat për të ardhmen

Nëse realisht doni të kaloni jetën me dikë, këto janë bisedat më të zakonshme. Por ju as që shqetësoheni për të patur një bisedë të tillë. Epo realisht nuk jeni gati për lidhje serioze.