Mënyra për të rritur nivelin hormonal

Lifestyle

ssssssssssssssssssssss.jpg

Ju fajësoni hormonet që nuk ju lejojnë të bini në peshë. Për të rritur nivelin e hormoneve dhe të humbni peshë ju ndihmojnë disa mënyra të thjeshta dhe natyrale.

Frenoni dëshirat që keni gjatë ditës. Zakonisht trupi prodhon një hormon që quhet leptin, i cili lufton hormonin e urisë dhe ju bën të ndiheni të ngopur. Por gratë mbipeshë kanë mungesë të ulët të këtij hormone dhe kjo i bën të jenë shumë të uritura. Kështu që ato duhet të luftojnë me urinë dhe të fitojnë hormonin e ngopjes. Për të pasur hormone të larta të ngopjes ato duhet të kenë një regjim të mirë gjumi.
Nivelet e ulëta të testosteronit që gjendet te femrat e bëjnë të vështirë rënien në peshë. Por testosteroni është një nga hormonet kryesore të trupit për ndërtimin e muskujve. Sa më shumë muskuj të keni aq më shumë kalori digjni. Për më tepër, nivelet e ulëta të këtij hormoni nxitin rezistencën e insulinës, e cila kthehet si yndyrë. Heqja e peshave të rënda është mënyra më e mirë për ndërtimin e muskujve dhe djegies të yndyrës.
Çdo herë që hani zorrët tuaja lirojnë glukagon dhe peptide. Këto hormone ngadalësojnë lëvizjen e ushqimit në traktin GL. Si rezultat ndiheni të ngopur dhe nuk e teproni me ushqim. Ju duhet të hani proteina dhe yndyra të shëndetshme.
Rregulloni metabolizmin tuaj. Tiroidet ndikojnë në shtimin në peshë. Në varësi të problemit këshillohet të konsumohen ushqime deti, sepse tiroidja mund të dëmtohet nga mungesa e jodit.