Jo më kot mëngjesi është vakti më i rëndësishëm: pastron organizmin, rigjallëron energjitë e humbura dhe bën gati masën muskulore për një ditë të gjatë e të lodhshme. E keni dëgjuar besoj që shpesh thonë se nuk duhet ta lini pas dore vaktin e mëngjesit, por sërish ju keni arsye të forta se pse e bëni këtë. Ndonjëherë ndjeni përzierje në stomak, rutina juaj është e shpejtë ndaj nuk keni kohë të mjaftueshme, nuk dini çfarë të konsumoni dhe shumë arsye të tjera. Por ka një zgjidhje për çdo problematikë që ju bën të humbisni vaktin më të rëndësishëm. Nëse jeni në një peshë të kënaqshme kryeni aktivitet fizik, mund të merrni 400 kalori në mëngjes. Përgatisni një omëletë me dy vezë dhe hidhini brenda djathë, spinaq, kërpudha dhe qepë. Merrni gjithashtu 2 feta bukë shoqëruese dhe një gjysmë filxhani me manaferra.