Meghan Markle ka patur gjithmonë një pamje perfekte gjatë daljeve të saj përpara mediave dhe kamerave. Por duket se ajo është quajtur një priceshë shumë më parë se sa të bëhej pjesë e familjes mbretërore të Britanisë .
Një fotograf i cili ka punuar pë r Meghan, ka deklaruar në “Daily mail” së ajo është një person shumë i vështirë për të punuar për shkak të kërkesave të shumta.
Një nga këto kërkesa është dhe një pjesë e trupit të saj që ajo nuk e pëlqen aspak dhe do të donte ta ndryshonte menjëherë ! Këmbët!
Këmbët e 38-vjeçares u bënë një temë e nxehtë e bisedës pasi ajo hoqi këpucët gjatë një turneu mbretëror në Zelandën e Re në vitin 2018, duke zbuluar një shenjë që mund të kishte mbetur nga një ndërhyrje.
Dhe pas kësaj u bë e qartë për ekipin e fotografit se, Meghan i urren këmbët e saj.
Aktorja e serialit “Suits” gjithashtu kishte këmbëngulur të kishte shampanjë të shtrenjtë në xhirime dhe t’i jepej miratimi i plotë mbi të gjitha pamjet, duke vepruar si një superstar.
“Ajo ishte shumë e mirë dhe e ashpër”, shpjegoi fotografi. “Ajo ishte e vështirë dhe shumë kërkuese”.
Kjo vjen pasi DailyMail.com ka zbuluar disa foto mahnitëse të Meghan në Nju Jork për një faqe interneti që lidhet me modën dhe bukurinë.
“Njerëzit më thanë: ‘përgatitu sepse ajo e tepron. Ata e quanin atë princeshë’”.
“Kur e pashë, menjëherë nga momenti kur arriti, as që e dija se kush ishte dhe ajo po vepronte si divë. Ishte qëndrimi, mënyra sesi bisedonte me njerëzit, rregullat. Ajo erdhi e veshur me një kapelë bejsbolli, duke fshehur fytyrën dhe ulur kokën poshtë”, vijon fotografi duke këmbëngulur të qëndrojë sekret emri i tij.