Meghan Markle ka bërë mjaft bujë në media që prej momentit që u bë pjesë e familjes mbretërore. Dhe mesa duket, thyerjet e rregullave do të shërbejnë për diçka.
Në një deklaratë për Yahoo, eksperti mbretëror Tim Ewart ka treguar se Dukesha ka ndihmuar që monarkia të ketë ndjekës të rinj, dhe kjo do të bënte që një nga dëshirat më të mëdha të Mbretëreshës Elizabeth të realizohej.
“Mendoj se ajo çka Harry dhe Meghan kanë bërë është tërheqja e madhe e një gjenerate më të re, që është ajo që Mbretëresha donte. E vërteta është që pasi Mbretëresha të vdesë, një nga arsyet për popullaritetin e monarkisë, do të ketë ikur. Një pjesë e madhe e popullaritetit të monarkisë është bazuar në popullaritetin e Mbretëreshës. A do i trashëgohet kjo djalit të saj? Nuk e dimë, por mendohet se ai nuk është aq i njohur sa ajo.”
Dhe me ardhjen e Meghan, realizimi i dëshirës së Mbretëreshës është shumë afër. Prova e popullaritet të Sussex u pa kur llogaria e tyre në Instagram, mori 1 milionë ndjekës brenda 6 orëve. Gjithashtu, nga revista apo organizata të ndryshme çifti është radhitur ndër më influencuesit në botë.