Meghan Markle dhe Harry nënshkruajnë kontratën e majmë

Lifestyle

Princi Harry i Anglisë dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle, kanë gjetur një punë të re. Siç shkruan Los Angeles Times, çifti kanë nënshkruar një kontratë me Harry Walker Agency, një agjenci prestigjioze e cila mes klientëve të saj ka Bill Clinton, Barack dhe Michelle Obama, Serena Williams dhe Whoopi Goldberg.

Agjencia siguron fytyra të njohura për të mbajtur fjalime që mund të frymëzojnë njerëzit dhe duket se ka zgjedhur edhe ish-çiftin mbretëror.

Një shërbim i Meghan dhe Harry, mund të kushtojë një milion dollarë, një shifër e cila do të ndihmonte çiftin të zgjidhte disa probleme ekonomike, pas heqjes dorë nga detyrimet dhe përfitimet si pjesë e familjes mbretërore angleze.

Një nga argumentet me të cilët dukët e Sussex mund të përballen është ai lidhur me racizmin dhe diskriminimin, i cili gjithmonë ka qenë shumë i dashur për Markle, por edhe për shëndetin mendor dhe mjedisin.