Këtë vit, princi Harry dhe Meghan Markle do të festojnë Pashkët e para si prindër të vogëlushit Archie. Për ta do të jetë një Pashkë e veçantë për shkak se pandemia e koronavirusit vazhdon të jetë mes nesh. Për këtë arsye ata do ta kalojnë festën në mënyrë private në shtëpinë e tyre të re në Los Angeles.
Familja është transferuar nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara për të kaluar kohë me Dorian, nënën e Meghan në fund të marsit, pra kur hoqën dorë zyrtarisht nga koha e tyre si anëtarë të familjes mbretërore.
Por çfarë do të bëjnë ditën e Pashkës? Asgjë që ka lidhje me mbretëreshën!
Në një situatë normale në Londër, Harry dhe Meghan do të kishin marrë pjesë në celebrimet fetare për Pashkë në kishën St.George’s Chapel, në kështjellën Winsdor, së bashku me Mbretëreshën Elisabetta dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore.
Megjithatë, këtë vit nuk ka meshë për familjen Sussex. Këtë herë për shkak të koronavirusit.