Ditën e 94 vjetorit të mbretëreshës Elisabeth, rrjeti u indinjua ndaj Harryt dhe Meghan për shkak se ata nuk e uruar gjyshen dhe gjatë gjithë ditën nuk bën as edhe një postim. Por këtë herë të dy prindërit e Archiet nuk kanë patur faj pasi ka një arsye shumë të fortë që nuk arritën të bënin asnjë urim publik.
Tashmë që në fund të muajit mars asnjë nga rrjetet sociale që kanë patur gjatë kohës si dukë dhe dukeshë nuk mund të përdoren pasi nuk kanë më të drejta për emrin Sussex.
Por mesa duket sipas Daily mail Meghan Markle ka informuar te gjithë mediat se ajo ka folur me mbretëreshën nëpërmjet një video nga Zoom. Gjithashtu në këte video kishte marrë pjesë dhe Archie duke uruar stërgjyshen.