Meghan dhe Harry e gjetën “sponsorin” pas largimit nga familja mbretërore

Lifestyle

Largimi nga familja mbretërore normalisht kishte brenda shumë anë negative njëra prej të cilave është dhe ndarja financiare. Meghan dhe Harry nuk do të marrin më pagesa nga taksat e popullit anglez. Gjithashtu ato njoftuan se do të banonin në Kanada por kjo nuk është akoma e qartë për shkak se shteti Kanadez nuk i ka pranuar si banorë por vetëm si vizitorë.

Por pavarësisht gjithë këtyre problemeve të njëpasnjëshme dikush i ka ardhur në ndihmë çiftit Sussex. Babai i Harryt princi Charles ka deklaruar se do të ndihmojë të birin.

Ai do t’i ofrojë Harry-t ndihmën e tij të pavarur me të ardhurat e veta, duke treguar se pavarësisht largimit nga familja mbretërore, Harry do ta ketë gjithmonë një shpatull kur të mbështetet!