Meghan dhe Harry bëhen gazi i botës, përpjeket e dështuara për të imituar mbretëreshën Elizabeth

Lifestyle

Meghan dhe Princi Harry janë tallur dhe akuzuar për përpjekjet “të neveritshme” për të “rivalizuar” mbretëreshën pasi u raportua se ata po planifikojnë listën e tyre të nderit për të njohur (nderuar) individë dhe organizata që mbështesin kauza pozitive. Fansat e zemëruar mbretërorë vunë në dyshim lëvizjen pasi çifti u largua nga Familja Mbretërore në fillim të këtij viti për të mbrojtur privatësinë e tyre.

Njëri nga komentet e fansave ishte: “Me të vërtetë të dëshpëruar për të qëndruar në sqendër të vëmëndjes kur ata u larguan për privatësinë.  ”

Harry, 36 vjeç dhe Meghan, 39 vjeç, shpresojnë të festojnë “shërbimin bamirës, arsimin, shkencën, letërsinë, drejtësinë racore, barazinë gjinore, administrimin e mjedisit, fuqizimin e të rinjve, shëndetin dhe shëndetin mendor”, sipas The Sun. Skema e ndarjes së çmimeve do të drejtohet nga fondacioni Arsewell i Sussex. Nderimet e Mbretëreshës ndahen dy herë në vit.

Plani i Meghan dhe Harry gjithashtu u ironizua në mesin e kritikëve në emisionin “Mirëmëngjes Britani” nga  Piers Morgan duke pyetur këtë mëngjes: “A keni takuar ndonjëherë një çift më të prirur për të thyer privatësinë e tyre se Meghan dhe Harry?”