Megan dhe Harry në kërkim të një shtëpie të re

Lifestyle

Çifti Meghan dhe Harry së shpejti do të jetojnë në një vilë të re, e cila kushton 10 milionë dollarë.

Kështu ata do të jenë fqinj me Ben Affleck dhe Tom Hansk, pas blerjes së vilës në kodrat e Los Angelos.

Aktualisht vila është në pronësi të producentit të filmit “Fast and Furious” Steve Chasman.

Meghan dhe Harry kanë kërkuar për ditë të tëra në këtë zonë, një shtëpi me një kopësht të madh për Archien. Sapo karantina të përfundojë, thotë një burim pranë ciftit, ata do të zhvendosen në shtëpitë e tyre të re.

Pasi u zhvendosën në Shtetet e Bshkuara të Amerikës nga Kanadaja, Harry dhe Meghan kanë jetuar në një shtëpi me qera ngjitur me Sir Elton John, me të cilin kanë kaluar ditë të këndshme, deri në shpërthimin e koronavirusit.