Më 9 mars Harry dhe Meghan do të përballen me familjen mbretërore!

Lifestyle

Harry edhe Meghan, edhe për disa ditë ende Duka dhe Dukesha e Sussex, do të takohen me Mbretëreshën, Princin William dhe Kate, Princin Charles dhe Camilla si dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore në Westminister Abbey për shërbimin vjetor të Ditës së Commonëealth, javës tjetër.

Ky do të jetë angazhimi i tyre i fundit zyrtar. Ceremonia do të jetë më 9 mars dhe do të transmetohet në BBC. Sytë do të jenë mbi familjen Sussex, edhe pse Archie nuk do të jetë.

Rreth dy mijë të ftuar do të jenë të pranishëm në Ditën e Commonwealth. Pas meshës, Mbretëresha Elizabeth dhe pjesa tjetër e familjes do të takojnë të ftuar të ndryshëm.

Ky është një event i lartë për komunitetin, pas t cilit Harry dhe Meghan do t’i thonë lamtumirë Mbretërisë së Bashkuar dhe do të dorëzojnë rolet e tyre si titullarë të familjes mbretërore.

Ç’do të ndodhë më pas?

Kur Harry dhe Meghan njoftuan divorcin e tyre me Kurorën, shpresuan se mund të vazhdojnë të mbështesin Mbretëreshën dhe pjesën tjetër të familjes duke marrë pjesë në ngjarje të tilla. Por Mbretëresha tha ‘Jo’ dhe shpalli 31 Marsin si ditën zyrtare të lamtumirës.

Për momentin, familja mbretërore dhe çifti kanë bërë një marrëveshje 12-mujore për t’u siguruar që pakti të funksionojë për të dy palët. Harry dhe Meghan kanë nevojë të jenë ekonomikisht të pavarur.

Për këtë arsye po punojnë për markën e tyre (ku kanë marrë frymëzim nga Beckhams) dhe kanë shpenzuar mijëra paund për të sponsorizuar emrin Sussex Royal si një markë globale për një gamë të gjerë të artikujve dhe aktivieve për fshirë veshje, shkrime, libra dhe materiale edukative.