Mbretëresha Elizabeth nuk do të kthehet më në Buckingham Palace

Lifestyle

Pandemia Covid-19 ka ndryshuar jetën e të gjithëve, edhe të Mbretëreshës Elizabeth dhe anëtarëve të familjes mbretërore. Princi Charles së bashku me Camilla-n janë tërhequr në rezidencën mbretërore në Skoci, familja Cambridge u zhvendos në shtëpinë Anmer Hall në Nofrolk dhe mbretëresha Elizabeth e cila la Pallatin Buckingham në Mars, u tërhoq në karantinë në Windsor Castle, pak jashtë Londrës.

Që atëherë, Madhëria e saj ka mbetur e izoluar në rezidencë me Princin Filip dhe sipas një raporti në ‘The Times’, mbretëresha ‘do të qëndrojë në infinit në Këshdjellën Windsor’.

Burime të tjera nga Buckingham Palace thonë se Mbretëresha Elizabeth nuk do të rikthehet atje të paktën deri në fund të vjeshtës. Për shkak të shqetësime të vazhdueshme nga pandemia, mosha e thyer e sovranes e cila sapo mbushi 94 vjeç, për momentin është më e sigurt që ata të mbeten të izoluar.

‘Mbretëresha do të tërhiqet nga jeta publike për muaj në ata që do të jetë mungesa më e gjatë në funksionet zyrtare gjatë 68 viteve të saj në mbretëri’.

Një moment historik për familjen mbretërore, por dhe një vendim i nevojshëm në dritën e asaj që po ndodh në zemrën e Londrës.

Mbretëresha po mendon të lërë fronin

Për tani Mbretëresha ngelet në timonin e Britanisë së Madhe duke treguar edhe njëherë q është një figurë kombëtare në gjendje të mbajë shpirtrat lart në periudha krizash. Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë nëse pandemia do të zjgasë deri në fund të 2021.

Një burim ka konfirmuar se monarjka mund të vendosë të lërë fronin për t’i lënë vendin princit Charles vjitin e ardhshëm. Sipas ekspertit mbretëror Robert Jobson, mbretresha do ta mendonte gjithsesi këtë zgjedhje, kur të mbushte 95 vjeç në 21 prill të vitit 2021.