Mbretëresha Elisabeth vendos për fatin e Harry-t dhe Meghan Markle

Lifestyle

Duket që telenovela mbretërore, të paktën kështu ka preferuar ta quajë shtypi britanik, ka hyrë në një fazë tjetër të saj: atë të llogaridhënies dhe përplasjeve të mëdha. Në qoftë se mendoni se mendonit se dukesha e Sussex-it Meghan Markle, nuk e dimë për sa kohë mund ta mbajë këtë titull,dhe princ Harry do e kalonin lehtë këtë moment, gaboheni rëndë.

Mbretëresha ka marrë në pyetje babanë e Archie-t dhe ka diskutuar me të gjitha pjesëtarët e familjes mbretërore vendimin e tij për të hequr dorë nga detyrat mbretërore dhe për të qenë i pavarur financiarisht, bashkë me Meghan. Dhe ndryshe nga ç’mendonim,  bëri prononcimin historik duke thënë se pranon vendimin e çiftit për të hequr dorë nga statusi mbretëror.

“Sot, unë dhe familja ime patëm diskutime shumë konstruktive që lidhen me të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij. Familja ime dhe unë e mbështesim plotësisht dëshirën e Harry-it dhe Meghan-it për të krijuar një jetë të re më vete, dhe pse do të donim që ata të qëndronin për të punuar me kohë të plotë si pjestarë të familjes mbretërore. Respektojmë dhe kuptojmë dëshirën për të jetuar një jetë të pavarur.

Harry dhe Meghan e kanë bërë të qartë që jeta e re që do të krijojnë nuk do të mbështetet në fondet publike. Që më herët, kemi rënë dakord që do të ketë një periudhë tranzicioni në të cilën familja Sussex do të jetojë mes Kanadasë dhe Britanisë. Ka ende çështje komplekse për t’u zgjidhur dhe punë për t’u bërë, por një vendim final pritet të dalë në ditët në vijim.”-thuhet në deklaratën e saj.