Mbretëresha Elisabeth e ka një mbesë të preferuar dhe nuk do ta besoni cila është ajo

Lifestyle

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth ka shumë nipër dhe mbesa pasi ajo dhe bashkëshorti kanë 4 fëmijë të rritur të cilët i kanë dhuruar shumë fëmijë.

Ndër të gjithë ajo ka një të preferuar, të paktën kështu thonë burimet e afërta me të.

Ajo është vajza e djalit të saj më të vogël dhe quhet Louise Windsour.
Louise ka lindur në 2003-shin dhe është vajza e Princit Edëard dhe Sophia-s. Ajo është e 13-a në fron dhe nuk ka një titull as si princeshë as si dukeshë sepse prindërit e saj kanë hequr dorë njësoj si Meghan dhe Harry nga detyrat e familjes mbretërore.

Louise kalon shumë kohë me gjyshen mbretëreshë dhe ndan me të pasionin për kuajt dhe çajin e mëngjesit dhe pasdites.
Njëherë nëna e saj Sophie ka treguar se kur vajza ishte e vogël i kishin thënë në shkollë që gjyshja jote është mbretëresha, por ajo nuk e kishte kuptuar.

Mendonte se mbretëresha e vendit dhe gjyshja e saj nuk ishin i njëjti njeri.
Ata jetojnë në Ëindsor, pranë Kesington Palace ndaj kalojnë shumë kohë me gjyshen, si Louise ashtu edhe vëllai i saj James. Louise është shumë e zonja në pikturë, aq sa është e vetmja që ka parë disa punime të mbretëreshës, që mbahen në Balmoral.

Nëna e Louise, Sophie është nusja e preferuar e Elizabeth. Duhet përmendur se s`ka pasur shumë fat me nuset. Që nga Diana, tek Sarah Ferguson dhe më pas Camilla.