Mbretëresha detyron Meghan dhe Harry të heqin dorë nga titulli

Lifestyle

Duka dhe Dukesha e Sussex-it duhet të heqin dorë menjëherë nga emërtimi i tyre ‘Sussex Royal’, tani që janë tërhequr nga detyrat e tyre si pjesë e familjes mbretërore.

Pas bisedimeve të gjata dhe komplekse, Mbretëresha dhe zyrtarët e tjerë besohet të kenë rënë dakord se nuk është më e nevojshme dhe e pranueshme që çifti ta mbajë fjalën ‘mbretërore’ në ‘markën’ e tyre.

Harry dhe Meghan kanë shpenzuar dhjetëra mijëra paund për faqen e tyre të instagramit me këtë emër duke u ndarë nga faqja zyrtare që kishte mbretëria e Anglisë Kensington Royal.

Ata gjithashtu kanë kërkuar të regjistrojnë Sussex Royal si një markë globale për një gamë të artikujve dhe aktiviteteve, përfshirë veshje, libra dhe materiale mësimore.

Përveç kësaj, ata kanë ndërmarrë hapa për të ngritur një organizatë të re bamirësie: Sussex Royal, The “Foundation of Duka dhe Duches Sussex.”

Tani është bërë e qartë se ata do të duhet të gjejnë një emër të ri.

Sidoqoftë, kuptohet që çifti ka pranuar që, si pjesë e marrëveshjeve të tyre të reja të punës, ata nuk do të jenë në gjendje të përdorin emrin e Royal Sussex siç kishin shpresuar.