Maske fytyre qe ju ben te dukeni 10 vjet me te rinj

Lifestyle

 

mska

Ju prezantojmë me një recetë që është aq efikase sa mundet të ketë të njejtin efekt si botoksi, shtojmë këtu që është shumë herë më ekonomike, natyrale dhe ushqen poret e lëkurës tonë.

Përbërësit:

– 1 të bardhë të vezës
– Gjysmë luge lëng limoni
– Gjysmë luge vaj kokosi

Përgatitja:

Merrni një vezë të madhësisë mesatare dhe ndajeni të bardhët nga të verdhët e vezës.

Nxirreni të bardhët e vezës në një enë dhe tundeni derisa të bëhet krijohet shkumë e dendur. Pastaj shtoni lëngun e limonit dhe vajin e kokosit dhe përsëri tundeni.

Maskën vendoseni në fytyrën e pastruar dhe lëreni të veprojë 10-15 minuta.

Kur të thahet maska, lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë apo me çaj kamomili.

Për rezultate optimale, mjafton të përdorni këtë maskë 2 herë në javë.