Luleshtrydhet jo vetëm që janë të ëmbla dhe të lëngshme, por ato mund të bëjnë edhe mrekulli për shëndetin tuaj.
Luleshtrydhet përmbajnë më shumë vitaminë C se portokajtë, janë përdorur qysh në lashtësi për të pastruar sistemin e tretjes.
Ato përmbajnë edhe fitonutrien – përbërës mbrojtës të cilët kanë efekte shumë të mira shëndetësore.
“Luleshtrydhet janë mbrojtëse të zemrës, anti-inflamatore dhe kanë veti anti-kancer”, thotë eksperti i dietave Nigel Denby.
“Ato renditen si një nga ushqimet më të shëndetshme të botës”, shtoi ai. Duke shkruar për “The Hippocratic Post”, ai tha se luleshtrydhet janë të pasura me anti-oksidantë të cilët është zbuluar se ngadalësojnë rritjen e tumoreve.
Madje, një studim i publikuar në “Arkivat e Okulistikës” gjeti se po të konsumosh tre ose më shumë porcione luleshtrydhe, reduktohet rreziku nga dobësimi i shikimit për 36%.