Lindja e parë: Kate Middleton thotë se momenti i fotos ishte i tmerrshëm

Lifestyle

Familja mbretërore ka rregulla strike. Një ndër to është edhe tradita e setit fotografik me të porsalindurin/ën, pak orë pas lindjes. Nëse Meghan Markle refuzoi të fotografohej me të birin disa orë pas ardhjes së tij në jetë, Kate Middleton e ka bërë tri herë.

Në një intervistë në podcast-in “Happy Mum, Happy Baby”, Kate zbuloi se hera e parë ishte “e tmerrshme”. “Po, ishte pak e tmerrshme, nuk do të gënjej.”

“Të gjithë qenë shumë mbështetës dhe unë dhe William ishim të vetëdijshëm se ishte diçka për të cilën të gjithë ishin të ngazëllyer dhe ju e dini që jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen që publiku na ka dhuruar dhe në të vërtetë donim ta ndanim atë moment me ta. Por në të njëjtën kohë kisha në krahë një foshnjë të porsalindur dhe duke qenë prindër pa përvojë, ndjenja ishte e përzierë me pasiguri. Kisha emocione të përziera.”

Nuk kanë qenë të paktë njerëzit që kanë folur haptazi kundër kësaj tradite të hershme të familjes mbretërore, sepse të vendosësh makeup, të veshësh reçipeta dhe të qëndrosh mbi taka disa orë pasi ke sjellë në jetë një fëmijë është “çnjerëzore”.