Lëngu i shegës, pija që të zgjat jetën ! Ja çfarë ka për të na ofruar ky frut

Lifestyle

555555

Shume studime tregojne se konsumi i bollshem i lengut te sheges mund te ngadalesoje zhvillimin e kancerit te prostates dhe te nxise “vetevrasjen” e qelizes, nje proces i cili veteshkaterron qelizat kanceroze, duke penguar veprimtarine e faktoreve te rritjes, e cila ne shume raste duket te shkoje krah per krah me zhvillimin kanceroz.
Ne te njejten menyre, lengu i sheges vepron pozitivisht ne rastin e kancerit te lidhur me hormone si p.sh. kanceri i gjirit, duke penguar aromatazen- enzimen kyc ne prodhimin me tepri te estrogjenit.
Shega eshte shume e pasur ne antioksidante, sidomos lengu i saj dhe lekura. Veprimtaria antioksiduese e lengut te sheges eshte 4 here me e fuqishme se ajo e veres se kuqe apo cajit jeshil.
Lengu i sheges pengon shumimin e qelizave kanceroze te zorres se trashe (ne laborator), nga 30% – 100%. Konsumi nga goja i lengut te sheges, nga minj eksperimental tek te cilet eshte shkaktuar kancer i mushkrive, rezulton ne ulje te mases tumorale me nje perqindje prej 66%, pas nje terapie 6 mujore.
Eshte shume e qarte, ky frut eshte nje thesar ne parandalimin e kancerit, e vertetuar kjo tashme edhe me studime ne njerez. Konsumi i ketij fruti dhe vecanerisht i lengut te tij ka perfitime te jashtezakonshme per shendetin.
A vlejne lengjet e gatshem te sheges?
Ne fakt, ketu kemi nje perjashtim te rregullit se ushqimet e perpunuara humbasin vlerat e tyre. Perpunimi qe kerkon perftimi i lengut te sheges ne menyre industriale i shton atij antioksidantet e lekures dhe sic rezulton nga konstatimet, lengjet e gatshem te sheges, qe tregtohen ne markete kane edhe me shume antioksidante sesa lengu qe shtrydhim vete.

Nga Blerina Bomba