Lëngu i mrekullive

Lifestyle

dw2d22d22

Një përzjerje e lëngu të freskët të panxharit, mollës dhe karrotave është konsideruar si lëngu i jetës që në kohët e lashta në Kinë. Kjo për arsye të vlerave të shumta ushqyese që mbart.
Përfitimet shëndetësore janë të shumta. Ky lëng ndihmon në parandalimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene, lufton radikalet e lira në trup, parandalon sëmundjet e mëlçisë, pankreasit, veshkave. Trajton ulçerën e stomakut dhe nxit sistemin imunitar si dhe përmirëson shikimin, eleminon sytë e kuq nga lodhja.
Gjithashtu, përmes këtij lëngu kurohen infeksionet e fytit, përshpejton metabolizmin dhe ju ndihmon të bini në peshë. Eshtë e këshillueshme të përdoret nga anemikët. Një ndihmë të madhe u jep edhe personave që kane probleme me pagjumësine duke iu ndihmuar të flini. Duhet të konsumoni këtë leng të freskët çdo mëngjes.