Ky ishte limiti, refuzohet kërkesa e Meghan dhe Harry

Lifestyle

Mbretëria i ka dërguar një sinjal të qartë Meghan Markle dhe Princit Harry rreth asaj se çfarë roli do të kenë në të ardhmen pasi mbretëresha dhe përfaqësuesit e saj mohuan  kërkesën e Dukës së Sussex për të vendosur një kurorë në emër të tij në “Remembrance Sunday” ditën e përkujtimit të të vdekurve në Britani.

Mbretëreshës u raportua se iu kërkua leja për vendosjen e një kurore në emër të Princit Harry ndërsa Familja Mbretërore. Por Duka i Sussex dhe Meghan Markle u detyruan të veprojnë në mënyrën e tyre pasi kërkesa  ju refuzua nga Pallati. Komentatori mbretëror Morgan Steëart e mirëpriti vendimin e Madhërisë së saj, duke thënë se “më në fund u vendos vija e limitit” për llojin e kërkesave që mund të bëjnë Harry dhe Meghan.

Nga burime të personave Brenda familjes mbretërore u tha se Meghan dhe Harry shpesh kanë bërë kërkesa që dhe  janë plotësuar por kjo e fundit vendosi limitin njëherë e përgjithmonë.

“Ju nuk jeni më anëtarë të vjetër të Familjes Mbretërore, mjaft. Ne nuk jemi duke ju ushqyer ju, ju jetoni në Santa Barbara, keni pasur fqinjë të pasur, të famshëm, doni të përqendroheni në gjëra të tjera.”

Znj. Stewart (komentuese e familjes mbretërore) vazhdoi: “Ne nuk bëjmë gjëra në emrin tuaj, ju ose paraqiteni ose nuk jeni pjesë e saj.

Sidoqoftë, bashkë-drejtuesi i lajmeve Kym Whitley kritikoi vendimin e Mbretëreshës, duke sugjeruar që Familja Mbretërore mund të përjashtonte Harry dhe Meghan siç bënë më parë me xhaxhain e Madhërisë së saj, Mbretin Edëard VIII.

Ish mbreti zgjodhi abdikimin në 1936 pasi Qeveria refuzoi kërkesat e tij për t’u martuar me të dashurën e tij të divorcuar Amerikan, Wallis Simpson.