Ky është lëngu i frutave që na jep energji gjithë pranverës

Lifestyle

Me ardhjen e pranverës, shija e lëngjeve të shtrydhura e smoothie-ve do të jenë miku dhe aleati ynë i më i mirë i mëngjesit. Portokalli dhe kivi do të jenë perfekte për t’u shijuar, për të marrë energji dhe për të forcuar sistemin imunitar.

Përgatitja është e thjeshtë dhe e shpejtë, shija e mrekullueshme dhe benefitet të mëdha: një koncentrat i vitaminës C falë portokallit dhe limonit, por edhe kivit. Pra, nëse doni të pastroni trupin, të ulni kolesterolin dhe të furnizoheni me vitamina, kjo është receta që bën për ju!

Përgatitja e lëngut të kivit dhe portokallit është shumë e thjeshtë: në pak minuta do të keni në gotën tuaj një përqëndrim të vërtetë energjie.

Përbërësit për dy porcione:

3 portokaj

4 kivi

1 limon

Sheqer (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Qëroni portokajt dhe kivit e më pas pritini në copa të vogla. Shtoni në shtrydhëse portokajt në shpejtësi jo shumë të lartë për më pak se një minuta. Më pas shtoni edhe copat e kivit dhe vazhdoni centrifugimin derisa të përftoni një lëng pa mbetje.

Më pas hidheni lëngun neper gota dhe me ndihmën e një luge përziejeni më mirë lëngun. Shtoni më pas pak lëng limoni dhe nëse nuk ju pëlqen shija acide, mund t’i shtoni pak sheqer.