Edhe pse mbretëresha Elizabeth ka një familje të madhe e të bukur, janë të rralla rastet kur ajo vendos të fotografojë momentet me ta, e sigurisht që si në çdo gjë tjetër është protokolli ai që vendos për të. Megjithatë tradita kërkon që për Krishtlindje, sovrania 93 vjeçare të ndajë për qytetarët britanikë një imazh të sajin e kësaj radhe ajo ka zgjedhur të fotografohet me 3 prej “djemve” të familjes.
Në fotografinë e shkrepur më 18 dhjetor Madhëria e saj, mbretëresha Elizabeth, shfaqet në praninë e princit Charles, princit William dhe George, e sigurisht që ky moment nuk mund të mos bënte bujë pasi është hera e dytë që vogëlushit shfaqet në një fotografi zyrtare të familes. Përveç se është rritur dhe ngjan gjithmonë e më shumë me babain etij , ndjekësit nuk mund të mos vinin re një detaj shumë interesant: për herë të parë Geroge shfaqet i veshur me pantallona të gjata, ndryshe nga më parë.
Sipas një eksperti të familjes mbretërore, veshja e djemve të vegjël me pantallona te shkurtra është një shenjë klasi anglez dhe në familjen mbretërore britanike, një djalosh mund të fillojë të veshë pantallona të gjata pasi të mbushë 6 vjeç. Kujtojemë se djali i parë i dukëve të Cambridge pa diskutim personazhi më simpatik i familjes mbretërore angleze.