Kur princi William i bënte make up Princeshës Diana

Lifestyle

Një video e rrallë nga momentet e Princeshës së ndjerë Lady Diana me fëmijët e saj po qarkullon në rrjetet sociale. Ky është një moment shumë i veçantë, kur princi William, atëherë vetëm 3 vjeç, po i bënte grim princeshës.

Videoja është xhiruar gjatë një seti fotografik të princeshës me dy fëmijët e saj dhe është filmuar nga fotografi i familjes mbretërore.

Ky është një kujtim i vitit 1985, kur princi William ishte 3 vjeç, kurse Harry 1 vjeç. Ndryshe nga sot, një princ klas dhe i disiplinuar ndaj rregullave të mbretërisë, William duket një fëmijë çapkën që i ka marrë veglat nga duart grimierit dhe ka marrë situatën në dorë.