Kur armikun e ke brenda në shtëpi; Kapet hajduti që i vodhi mbretëreshës Elisabeth 37 sende për t’i shitur online

Lifestyle

Mos mendoni se në pallatin mbretëror nuk ndodhin vjedhje nga vetë stafi, edhe pse siguria atje është maksimale ja që ka dhe raste kur punonjësit tregohen të pa respektueshëm.

Ish shërbëtori Adamo Canto,  ka vjedhur 37 sende në pallatin Buckingham ndërmjet të cilave fotografi dhe medalje me vlerë 100 mijë paund dhe i ka shitur për vetëm 7.700.

Canto u deklarua fajtor për tre akuza vjedhjesh midis 11 nëntorit të vitit të kaluar dhe 7 gushtit të këtij viti. Canto ra në gjurmët e policisë pasi gjetën një sasi të konsiderueshme të sendeve të humbura pranë zonës ku ai jetonte.

37-vjeçari pranoi në gjyq vjedhjen e fotografive të nënshkruara të Princit Ëilliam dhe Dukeshës së Kembrixhit, një album fotografik i Banketit Mbretëror të Shtetit gjatë vizitës së Donald Trump e 70 e ca të tjera.