Kujdes, sushi mund t’ju kushtojë jetën!

Lifestyle

1p1l0596rbxwz3rnlvzvnvk8292r.jpg

Sushi është një ushqim i shtrenjtë dhe shumë i shijshëm për të dashuruarit pas tij.

Por dashuria e një njeriu për sashimi (feta të papërpunuara peshku) thuajse e vrau atë, pasi trupi i tij u mbush me krimba. Burri kinez kishte shkuar te mjeku me dhembje stomaku dhe irritim lëkure. Pasi bëri skaner dhe analiza të tjera ai zbuloi se ishte infektuar nga konsumimi i sushit dhe sashimit.

Hulumtimet tregojnë se konsumi i peshkut të papërpunuar mund të çojë në shumëllojshmëri të infeksioneve parazitare. Infeksioni i krimbave merret pasi peshqit e ujërave të ëmbël, për shembull salomin, përmbajnë larva, të cilat i transmetojnë në trupin e njeriut. Ky lloj infeksioni që merret nga sushi, por edhe ushqimet e tjera të papërpunuara, është i rrezikshëm për jetën sepse arrin në tru.