Kthejini xhinset tuaja në trend, me këto truke!

Lifestyle

xhinse
Sido që të jetë moda, xhinset do të jenë përherë prezente në garderobën tonë. Modeli i tyre ndryshon përherë, por kush tha se është e nevojshme të blini gjithmonë një pal xhinse të reja për të qenë në koherencë me trendet? Mjafton të bëni disa ndryshime të vogla dhe ja ku ktheheni në një fashionista të vërtetë.

1.Pritini me gërshërë fundet e tyre dhe lini disa fije të dalin të çrregullta.
2.Bëjini fundet e tyre me thekë.
3.Krijoni një të çarë anësore, ku ndodhet qepja e tyre.
4.Hiqini tegelin fundeve dhe mos i mbani të palosura.
5.Prijini deri tek kyçi.
6.Bëni prerje të pabarabartë. Përpara të jenë më të shkurtra dhe prapa 2-3 gisht më të gjata.
7.Vendosni figura të ndryshme në to, ose qëndisni simbolet tuaja të preferuara duke përdorur ngjyra të theksuara.