Kritika të rënda ndaj kopertinës së Vogue

Lifestyle

fdae4817696f7e9166fcabf8c934e62b

Një nga revistat më prestigjioze në tregun botëror eshtë padyshim Vogue. Megjithatë, kësaj rradhe ka mjaftuar një detaj që të gjithë ta kritikojnë atë. Bëhët fjalë për numrin e ri të revistës ku në kopertinë janë emrat më të njohura të modeleve si Gigi Hadid, Kendall Jenner, Asdoa Aboah, Liu Wen, Vittoria Ceretti, Imaan Hammam dhe modelja e kolme Ashley Graham.
Është pikësisht poza e kësaj të fundit e cila ka ngjallur debate të mëdha. Lexuesit kanë komentuar se është përdorur photoshop për të holluar barkun e Ashley. Megjthatë, nuk është vetëm kaq pasi për lexuesit ky modifikim i fotots është përkthyer si një mesazh kundër vajzave të kolme.
Ndërkohë vet modelja Ashley Graham ka pohuar se qëllimi i Vogue nuk ishte aspak i tillë dhe ishte vet modelja, ajo e cila kishte zgjedhur këtë pozë.