Kopertina e “Vogue” me në qender zëvendës presidenten e parë grua në SHBA, Kamala Harris, ngjalli shumë debat. Një ndër arsyet ishte veshja e Kamalas.
Në një deklaratë për mediat, Anna Wintour i doli në mbështetje zëvendës presidentes dhe theksoi se stafi i saj zgjodhi pikërisht foton që dukej më pak formale, pasi përshtatet edhe me gjendjen aktuale.
“Kemi dëgjuar mbi reagimin që ka patur kopertina dhe dua të them se nuk kishim si qëllim të zbehnim rëndësinë e fitores së zëvendës presidentes. Kur dy fotot mbërritën në Vogue, të gjithë ne ndjemë se portreti më pak formal i zëvendës presidentes do të reflektonte momentin që që po jetojmë”