“Kjo është e mrekullueshme majde dhe bashkëshorti im, i cili filloj të tallej për përmasat e tij, rri me të gjithë kohës,” ka komentuar një blerëse. “Është batanija më e mirë me të cilën mund të mbulohesh.”“Unë e bleva këtë si një dhuratë për gruan time dhe ajo e pëlqen shumë,” ka thënë dikush tjtër. “Është luksoze, shumë e butë dhe duket shumë bukur.”Ajo shpreson që një ditë të ketë dyqane kudo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qytetet e Europës. Nëse popullariteti i saj është një tregues, Marinenko është rrugës për të arritur këtë nivel suksesi.Këto batanije të mëdha thuren nga 27 vjeçarja Anna Marinenko.
Dyqani i saj në Etsy është shumë i famshëm me mbi 50,000 “admirues” – njerëz që e kanë pëlqyer dyqanin e saj. Dyqani gjithashtu ka mbi 80,000 ndjekës në Instagram dhe 28,000 ndjekës në Facebook me fansa nga e gjithë bota.Ajo ka fituar kaq shumë popullaritet dhe tanimë ajo ka website-in e saj personal.Marinenko është nga Kiev, Ukrainë, dhe filloj të thurte batanije përpara një viti me duart e saj në vend të shtizave pasi gjeti një rrotë të madhe leshi merino.“Një ditë unë pashë një material jo të zakontë i cili menjëherë zgjoi imagjinatën time,” ka thënë ajo.“Unë nuk kam shtiza për të thurur, kështuqë vendosa të thur duke përdorur duart e mia.”Batanija që ajo bëri kishte qepje gjigante.Marinenkos i pëlqeu estetika – një batanije e lehtë dhe e butë që e bëri thurjen objektivin kryesor – dhe ajo vendosi të blinte më shumë tura.“Nuk është një teknikë e re,” ka sqaruar ajo, por ishte krijimi i dyqanit të saj të sukseshëm Etsy, ku ajo tanimë tarifon rreth $900 për një nga batanijet e saj gjigande dhe luksoze.Edhe pse ajo nuk tregoi se ku i merrr rrotullat apo sa kushtojnë ato, ajo tha se çdo batanije i kushtonte asaj goxha kohë dhe para për t’u realizuar.Në website-n e saj, Marinenko shet tura në gjashtë ngjyra të ndryshme ku për një rrotull mund të paguash $60 deri në $109, të cilat mund të bëjnë një batanije rreth 80 apo 127 cm të gjatë – me të njëjtat përmasa si batanija e vogël e Marinenkos që kushton $295.Batanija e saj më e madhe është 152 cm e gjatë dhe afërsisht 213 cm e gjerë.Ohhio nuk është i vetmi në këtë biznes batanijesh gjigande në Etsy, por ai është një ndër më të famshmit. Komentuesit në faqen e saj janë të pafundëm.