Tradhëti fizike, tradhëti mendore, sido që ta emëroni ajo mbetet tradhëti ! Mund të falet, mund të prishë lidhje, ende mbetet një akt i shëmtuar. Rreth 60 për qind e meshkujve dhe mbi 45 për qind e grave arrijnë të tradhëtojnë në një pikë. Arsyet pse njerëzit largohen nga partnerët e tyre janë të ndryshme: disa thjesht e gëzojnë aktin e mashtrimit; të tjerë thonë se ndjehen të mërzitur me martesat e tyre, apo bashkëshortët e tyre nuk ofrojnë më kënaqësi seksuale apo emocionale.
Sipas një studimi nga Universiteti i New Hampshire në Angli meshkujt priren të tradhëtojnë rreth 7% më shumë se sa femrat .Kjo sipas studiesve se raporti pasojë-përfitim është i ndryshëm për femrat e meshkujt. Për meshkujt, mosha 55 është moment kur ata priren drejt tradhëtisë, ndërsa për femrat është rreth një dekadë më herët.
Sipas një studimi të publikuar në Journal of Sex and Marital Therapy një në 5 amerikanë tradhëtojnë.
Megjithatë nëse një mashkull a femër ndihet i plotësuar nuk keni pse i druheni tradhëtisë.
Burimi: Living.al