Këto janë ushqimet që mund t’i konsumoni verës

Lifestyle

wdwwddw

Në prag të verës një nga shqetësimet më të mëdha është se si të ushqehemi shëndetshëm dhe të mos shtojmë peshë.

Por, pikërisht në këtë stinë kemi laramani të frutave e perimeve që janë të pasura me ujë sidomos, për çka ka nevojë trupi më së shumti.

Më poshtë, po ju sjellim një listë me disa ushqime, të cilat mund t’i konsumoni gjatë verës, të qëndroni shëndetshëm dhe të mos brengoseni për shtimin në peshë.

Domatja e freskët

Domatja është e pasur me shumë vitamina, të cilat kanë një forcë antioksiduese, që na mbron maksimalisht qelizat nga radikalet e lira, të cilat mund të nisin procese kancerogjen. Duke u ushqyer me domate të gatuara me vaj ulliri, rrisim mbrojtjen ndaj rrezeve ultravioletë.

Kosi dhe Gjiza

është se ato na japin mundësinë të prodhojmë vitaminën D, një nga vitaminat më të çmuara në parandalimin e disa sëmundjeve, por kryesisht në mirëmbajtjen e kockave tona.

Shalqiri dhe pjepri

92 për qind e shalqirit është ujë. Përveç ujit , shalqiri ka edhe vitaminë C dhe antioksidantë të dobishëm. Pjepri, gjithashtu ka përmbajtje të lartë uji.

Specat e kuq

Specat e kuq kanë vitaminë C më shumë se çdo ushqim tjetër. Vitamina C është tepër e nevojshme në verë pasi ndihmon rigjenerimin e lëkurës.

Misrat e freskët, të zier

Në stinën e verës janë me bollëk dhe është mirë ta shfrytëzoni sa herë që ju jepet rasti. Është i pasur në vitaminat e kompleksit B dhe në acid folik

Rrushi, manaferrat, manat e bardha, qershitë, fiqtë:

Këto fruta qëndrojnë në majën e listës së ushqimeve me vlera antioksiduese. Përveç kësaj, te rrushi i kuq dhe te manaferrat, është zbuluar një substancë, e cila quhet “resveratrol” dhe ka efekte të pazëvendësueshme në organizëm. Kurse qershitë janë një ushqim shumë i mirë për të luftuar artritin dhe simptomat e tij dhe gjithashtu ndihmon diabetikët të stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak . Manat e bardhë kanë efekt pozitiv në prodhimin e gjakut dhe na ndihmojmë të mos ndjehemi të plogësht.

Peshku dhe prodhimet e detit:

Peshku është forma më e lehtë e proteinave dhe më e pasur me nutriente shumë të vlefshëm për shëndetin tonë.

Uji:

Ky produkt është jetik për ne. Duke menduar se më shumë se gjysma e trupit tonë është ujë vetëkuptohet rëndësia e tij për funksionin biologjik të njeriut.