Këto janë truket e vajzave të famshme për t’u dukur gjithmonë perfekte!

Lifestyle

aktoret truke
Gratë duan të duken perfekte në çdo moshë. Teksa vajzat shikojnë fotot e personazheve të njohur botërorë ndjejnë zili, pse ato arrijnë të duken aq të reja dhe aq të freskëta në çdo moshë. Sekreti qëndron tek kujdesi që duhet të tregoni ndaj lëkurës. Mirëpo, jo të gjitha vajzat mund ta përballojnë kremra të shtrenjta për lëkurën, prandaj ne do t’ju tregojmë disa truke që mund t’i realizoni edhe në shtëpi. Këto këshilla në fakt i aplikojnë edhe personazhet e njohur botërorë që duket aq në formë gjatë gjithë kohës. Lexoni më poshtë disa prej tyre dhe na falenderoni më vonë:

 640 0 5bd334ed4bd7b

Pini kafe përpara drekës

Grimieria Hollywood-ne Joanna Vargas i rekomandon të gjithë ata që e adhurojnë kafenë, ta pijnë përpara orës 14:00. Kafeina ka një efekt negativ në lëkurë, mirëpo në mëngjes metabolizmi ynë e tret më shpejt se në darkë. Kafja mund të zëvendësohet me ujë, çaj ose lëng frutash. Nëse filloni ta aplikoni këtë rregull do të ndiheni më mirë dhe lëkura juaj do ta reflektojë këtë ndryshim.

 640 0 5bd334faa6dbf

Ndryshoni peshqirët çdo ditë

Shëndeti i lëkurës varet edhe nga peshqirët dhe çarçafët. Ndoshta nuk ju kishte shkuar në mendje, por bakteret në peshqirët dhe çarçafët mund të krijojnë irritime të lëkurës. Doktorët rekomandojnë që të ndryshohen peshqirët e tualeteve çdo ditë, ndërsa këllëfi i jastëkut të ndërrohet një herë në 3 ditë.