Sekrete te cilat i kane pranuar vete meshkujt:
Buzëqeshja
Buzëqeshja tregon se ti po shijon shoqërinë e dikujt, i përgjigjesh me ngrohtësi dhe e vlerëson praninë e tij. Buzëqeshja i tregon një mashkulli, se ka përpara një vajzë që nuk do t’ia “çajë kokën” me ankesa të tepërta, nuk do ta lodhë duke gërmuar për sekrete të fshehta dhe nuk do ta bëj të ndihet sikur gjithmonë i duhet ta përkëdhelë e ta komplimentojë që ajo të ndihet mirë. Buzëqeshja tregon siguri dhe Sophia Loren, një nga aktoret më seksi të të gjitha kohërave, duket aq joshëse kështu e shkujdesur dhe e buzëqeshur, pa qenë nevoja që ne të shohim format e saj perfekte të trupit.
Besimi
Në filmin e famshëm erotik “9 javë e gjysmë” Kim Basinger i dha besimin e plotë partnerit të tij në një sekuencë seksuale, duke lidhur sytë. Edhe pse në fund, ky eksperiment nuk shkoi mirë, simbolika ishte e qartë: “Beso tek unë dhe do të më kesh këtu.” “Kontrollo çdo moment të jetës sime, hap çdo mesazh celulari, pyet për çdo vajzë që unë njoh dhe do të më largosh mendërisht dhe fizikisht. “
Seksi është kur nuk përpiqesh të jesh seksi
Të luash rolin e “Kukullës së porcelanit” mund të fitosh zemrën e Ken-it të Barbie-t (nëse nuk është deklaruar ende “gay”), por jo të një mashkulli që nuk kërkon dekorime sipër televizorit, por një partnere në jetë. A nuk është seksi Brigitte Bardot në këtë foto, e shkujdesur, me cigare në gojë, me një pozicion pak-mashkullor duke luajtur letra? (Mirë, hiqni cigaren nëse doni!)
Seksi është të provosh dashurinë deri në dhembje
Adele në filmin “Blue is the warmest color”. Ajo ka kuptuar se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me një vajzë, Emma dhe ky moment, kur ajo e sheh gjithë admirim partneren e saj, është një nga më të bukurit e kinemasë. Nuk ka grim, nuk ka flokë të krehur, nuk ka rimel në sy, por ka një shkëlqim që i vjen si pasojë e një dashurie të brendshme.
Një nga skenat më të paharrueshme në historinë e kinemasë është edhe bashkëbisedimi mes një çifti të martuarish (Nicole Kidman dhe Tom Cruise) në filmin “Eyes Wide Shut”. Nicole pranon se ajo kishte patur njëherë një fantazi seksuale për një oficer. Tom, i cili deri në atë kohë “e nënvlerësonte” besnikërinë e gruas së tij dhe ishte përfshirë në monotoninë e martesës, papritur nisi të trembej, u josh nga shumë situata e femra të tjera, derisa e kuptoi se joshja e tij më e madhe ishte gruaja e tij. Ndaj fjalia e fundit, kur Nicole i thotë bashkëshortit: “Let’s f*ck” (Le ta bëjmë) është domethënëse për të treguar, se një çift sado “rehat” të ndihet me njëri-tjetrin në intimitet, duhet që të gjejë gjithmonë mënyra për të nxitur seksualitetin.
E keni vënë re që në filma përdoret shpesh mëndafshi? Kim Basinger veshi këmishë mëndafshi në kërcimin e saj të famshëm. Marilyn Monroe veshi fustanin më të famshëm të mëndafshit në histori në filmin “7 Year Itch” (Atë fustanin që e mori era ju kujtohet?). Dhe së fundmi, në filmin “Spectre” (James Bond), Lea Seydoux shfaqet në një sekuencë e veshur me një fustan mëndafshi që i tregon linjat e trupit. Mëndafshi, cohërat e lehta kanë tendencë të ngacmojnë fantazinë mashkullore, sepse tregojnë hijezime e linja pa treguar në të vërtetë mish. Për më tepër, që butësia e copës lidhet edhe me konceptin e mashkullit për butësinë e lëkurës femërore.
Pse burrat e duan Angelina Jolie në filmin “Mëkati origjinal”? Sepse përtej pamjes së saj tepër joshëse, ajo “luante” me mendjen e tyre, duke u dhënë meshkujve aq sa donte. Natyrisht, në këtë film, personazhi doli të ishte një mashtruese dhe ky nuk është morali që duhet të marrim për bazë. Por ka një të vërtetë: Gjërat zbulohen dalëngadalë! Pas shikimit tënd, pas buzëqeshjes tënde të ëmbël, jepi një shans që të të njohë më shumë e të joshet më shumë nga ty herën tjetër. Mos ia dorëzo librin e jetës tënde me gjithë autograf që ditën e parë!
Nëse i nënshtroheni partnerit tuaj në jetë, na besoni, që sado në foto instagrami t’ju krahasojnë me Marilyn Monroe apo Pamela Anderson, në realitet, nuk do të dukeni aspak e tillë, nëse prisni që vendimet për jetën tuaj t’i marrë ai. Ju kujtohet kjo skenë nga “Wolf of Wall Street”? Simbolikë se si një femër e përdor seksualitetin si armë në dorën e saj për të kërkuar të drejtën e saj. Mos harroni që pika e dobët e meshkujve është seksi, por mos e jepni veten tuaj, duke menduar se kështu e fitoni. Një femër seksi, tërheq kur vendos pikat mbi “i” në atë çfarë pret nga një marrëdhënie dhe jo kur qan me “oiii” sepse lëndohet gjithë kohës nga të gabuarit. /Telegrafi/