Këto gjëra i thonë dhe i bëjnë të gjitha mamatë njëlloj!

Lifestyle

1- Kur i pyet nëse ka ndonjë gjë të mirë për të ngrënë, të thonë ka fruta shtëpia.

2- Mamatë kanë shumë qejf të të tregojnë me detaje një film që kanë parë, edhe nëse ti i thua që e ke parë një herë atë film.

3- Kur është në makinë, do e mbajë se sbën dorën tek doreza sipër, për siguri.

Aluminum Alloy Car Replacement Parts Interior Roof Grab Handle Trim  Accessories for NIVA: Amazon.co.uk: Car & Motorbike

4- Kur thonë “Vdiqa për t’u bërë gjyshe, po ky i/e joni/a sikur nuk ka ndër mend akoma.”

5- Foton më të shëmtuar që ke, do e nxjerrin në Facebook, sepse atyre u duket e bukur. Dhe sigurisht do ketë komente pafund nga gjithë fisi yt.

6- “Ke ngrënë? Çfar ke ngrënë? Të të bëjë mami për të ngrënë?” Dhe nëse i thua jo, do të të sjellë diçka për të ngrënë.

7- Kur bëjnë gjithë punët e shtëpisë vetë dhe të thonë në fund “Po se jam shërbëtorja juaj unë!!!”.

8- Do e hanë atë pjatën e gjellës që ka 1 javë në frigorifer, vetëm se është gjynaf të hidhet.

9- Të sjellin gjithmonë një pjatë me fruta në dhomë nëse je duke punuar ose studiuar.

10- “Mos lëviz se kam larë shtëpinë.”

11- “Në moshën tënde unë kisha 2 kalamaj, mbaja dhe shtëpinë.”

12- Kur ke ditëlindjen, do të të urojë me një status të gjatë në Facebook.

13- Të zgjon në 6 të mëngjesit dhe të thotë “Çohu se është ora 8.”

14- Rrobat që ti i blen vetë nuk i pëlqen asnjëherë, por të thotë “Ti gjente mami më lirë dhe më të bukura.”

15- Kur vjen në shtëpi të thotë “Hë erdhe mam?” ose kur del nga dushi të thotë “Hë u lave mam?”.

16- I thua do iki në fundjavë me shoqërinë diku dhe të thonë “Mirë, po mos u vono kur të kthehesh.”