Provoni një përzierje të ujit me limon dhe ujë të oksigjenuar
Sipas Petrizzi, një përzierje e ujit të oksigjenuar dhe lëngut të limonit mund të jetë mashtrimi për të shtuar një shkëlqim të përgjithshëm dhe ngjyrë të hapur në flokët tuaj.
-Si fillim, derdhni tre pjesë lëng limoni dhe një pjesë ujë të oksigjenuar në një shishe boshe boje dhe tundeni mirë . Pasi të lani kokën me shampo ndajini flokët në mënyrë të barabartë dhe lagini me këtë përbërje. Nëse dilni në diell për ti tharë zbardhja bëhet më lehtë.
– Përdorni çaj kamomili : Nëse ideja e përdorimit të ujit të oksigjenuar ju bën nervoz, Petrizzi thotë se çaji i kamomilit mund të përdoret për të krijuar disa fije të lehta. “Ndani flokët në pjesë të vogla dhe më pas lyejini ato me kamomil. Lëreni të thahen dhe më pas vazhdoni me gjërat e përditshme që bëni.
– Provoni një maskë flokësh me kanellë: Nëse keni dëgjuar tashmë për përdorimin e limonit, oksigjenit ose kamomilit për shkëlqimin e flokëve, ky përbërës tjetër mund të jetë një surprizë. Kanella përdoret rregullisht si një përbërës në produktet e flokëve që stimulojnë rritjen gjithashtu funksionon për zbutjen e flokëve. Thjesht hidhni pak kamomilë në balsamin tuaj të flokëve ose në shampon tuaj, mbajeni për 20 deri në 30 min e më pas shpëlajeni .
– Shtoni vitaminë C në shampon tuaj: Po kërkoni një përbërës të thjeshtë, të cilin lehtë mund ta përzieni me diçka që tashmë keni në dushin tuaj? Mos kërkoni më shumë zgjidhni vitaminën C. Kjo vitaminë do të japi nj efekt të lehtë dhe një hapje e lehtë të ngjyrës së flokëve!